Sport

Lamtumirë Real, Kovacic rikthehet në Serie A? (Foto)

Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere
Corriere dello Sport ka zbuluar se Juventusi është duke kërkuar mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.

Kampioni i Italisë është suke kërkuar një mesfushor, ku përveç Kovacicit, në listën e klubit janë edhe Leon Goretzka (Schalke) dhe Blaise Matuidi, përcjell Express.

Kovacic, i cili karrierën si lohjtar e ka nisur në Austri te skuadra LASK Linz, e njeh shumë mirë Serie A, pasi ishte pjesë e Interit mes viteve 2013-2015. /Express/