Gareth Bale mund ta vazhdoj karrierën në Francë nëse largohet nga Real Madrid
Sipas portalit të njohur sportiv spanjoll, Don Balon, Paris Saint-Germain po udhëheq garën për transferimin e Gareth Bales.
Nëse ish anëtari i Tottenhamit largohet nga Real Madridit, Franca do të jetë destinacion i mundshëm për të.
Më herët është raportuar se nëse Real Madridi transferoj Kylian Mbappé nga Monaco, Bale do të largohet nga Los Blancos.,
Madje, edhe Real Madridi është i gatshëm ta shes lojtarin nëse merr një ofertë prej 100 milionë eurove.
Përveç gjigantit nga Franca, Bale kërkohet edhe nga Manchester United. /Express/