Paris Saint-Germain po synon ta transferojë Ivan Perisicin nga Interi
Mesfushori kroat, Ivan Perisic, mund të ndahet me skuadrën e Interit në fund të këtij sezoni, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.
Interesim për ta transferuar reprezentuesin e Kroacisë ka shfaqur skuadra e njohur franceze, Paris Saint-Germain.
Këta të fundit janë të gatshëm t’i ofrojnë Nerazzurrëve para të majme për kroatin. Kurse, zbulohet se Interi nuk do ta shesë lojtarin nëse nuk merr një ofertë mes 50-60 milionë eurosh.
Perisic, i cili është rritur te skuadra e Hajdukut nga Spliti, është transferuar në Inter në vitin 2015 nga Wolfsburgu.
Ish-anëtari i Borussia Dortmundit deri më tani me Nerazzurët ka luajtur 60 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. /Express/