Sport

Lamtumirë Neymar

Neymar përfundimisht në sezonin e ri do të bartë fanellën e skuadrës së Paris Saint-Germain
Kanali televiziv Bein Sport, i cili është në pronësi të presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka njoftuar se Neymar do të largohet përfundimisht nga Barcelona.

“Burimet tona brenda Barcelonës kanë zbuluar se Neymar do të largohet nga Barcelona”, ka shkruar televiziv Bein Sport, në rrjetin social Twitter.

Tash e disa javë është duke u përfolur për një transferim të Neymarit në PSG. kjo pritet të bëhet realitet gjatë këtij muaji.

PSG pritet të shpenzoj rreth 222 milionë euro për blerjen e Neymarit nga Barcelona. /Express/