Manchester United është destinacioni i Alvaro Moratas, të paktën kështu lë të kuptohet veprimi që ka bërë e dashura e spanjollit, Alice Campello.
Alvaro Morata është një hap larg Manchester Unitedit. Sulmuesi spanjoll, i cili nuk ka qenë titullarë nën urdhëratë e Zinedine Zidane, do të transferohet te “Djajtë e Kuq”.
Ka kohë që raportohet diçka e tillë që madje thuhet se spanjolli ka arritur marrëveshje me klubin anglez dhe vetëm pritet që realit të pranojë ofertën prej 70 milionë euro.
Këto spekulime i ka rritur edhe më shumë Alice Campello, e dashura e Moratas, e cila ia ka bërë “follow” faqes së Manchetser United. /Express/