Milan dhe Gabriel Paletta prite të arrijnë marrëveshje për prishjen e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2018
Qendërmbrojtësi italian, Gabriel Paletta do të largohet nga Milani në janar, vetëm gjashtë muaj para përfundimit të kontratës.
Mediat italiane shkruajnë se mes lojtarit dhe klubit kuqezi mund të arrihet një marrëveshje konsensuale, për ndërprerjen e kontratës.
Por, nëse kjo nuk do të arrihet, nuk përjashtohet as shitja në afatin kalimtar të dimrit. /Express/