Mario Balotelli është afër rikthimit në Serie A. Ai është mes Lazios dhe Bolognas
Sulmuesi kontrovers, Mario Balotelli pritet të largohet nga Liverpooli, pasi nuk bën pjesë në planet e Jurgen Kloppit.
Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Balotelli është gati për t’u kthyer në Serie A.
Lazio dhe Bologna janë dy skuadra që kanë shfaqur interesim për ish sulmuesin e Interit dhe Milanit.
Por, sipas Tuttosport, Lazio është në avantazh për ish reprezentuesin e Italisë. /Express/
