Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge dëshiron të largohet nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit
Daniel Sturridge nuk është i lumtur në Liverpool dhe dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Daily Mirror.
28’vjeçari ka startuar vetëm katër ndeshje këtë sezon, duke shënuar tre gola në të gjitha garat.
Kjo nuk ajo që dëshiron anglezi, i cili beson se kalimi në një skuadër tjetër mund të ia mundësojë atij shkuarjen në Kupën e Botës Rusia 2018.
Edhe Liverpool po mendon që ta huazoj te ndonjë skuadër e Premierligës. /Express/