Sport

Lamtumirë Juventus, Alves në Premierligë (Foto)

Dani Alves mund të largohet nga Juventus pas vetëm një edicioni në Torino
Mbrojtësi brazilian, Dani Alves është një nga lojtarët kryesor të Juventusit në ndeshjet e fundit, ku përves asistimeve, po ia del shumë mirë edhe me gola.

Por, Alves mund të largohet nga Torino pas vetëm një edicioni, pasi për të po interesohet skuadra angleze, Rottenham.

Mediat angleze shkruajnë se trajneri Mauricio Pochettino e pëlqen shumë lojtarin dhe e sheh si zëvendësues të Kyle Walker, i cili pritet të largohet në fund të këtij edicioni.

Për anglezin po interesohen dy skuadrat e mëdha Manchester United dhe Bayern Munich.

Kujtojmë se Alves këtë edicion ka luajtur 31 ndeshje për Juventusin, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 7 asistime. /Express/