Sport

Lamtumirë Inter, Manaj nënshkruan me klubin nga Serie A? (Foto)

Rey Manaj karrierën pritet ta vazhdoj në Serie A
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj shumë shpejtë pritet të bëhet me klub të ri.

Ai pritet që të huazohet nga Interi te skuadra e sapo inkuadruar në Serie A, Benevento, ku luan edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, shkruan Sky Sports.

Manaj sezonin e kaluar ishte i huazuar te Pescara, në Seire A, dhe Pisa në Serie B, përcjell Express.

Sulmuesi nga Lushnja kishte oferta edhe nga Carpi (Serie B), Fortuna Düsseldorf (Bundesliga 2) dhe Real Ovideo (Liga e dytë e Spanjës). /Express/