Gianluigi Donnarumma i ka ditët e numëruara në Milan
Skuadra e Milanit mund të mbetet pa portierin e talentuar italian, Gianluigi Donnarumma.
Ky i fundit mund të largohet shumë shpejtë nga Rossonerët pasi nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re.
Sipas Gazzetta dello Sport, nëse Donnarumma largohet nga Milani, këta të fundit në San Siro do ta transferojnë Wojciech Szczesny
Portieri polak, në dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar te Roma, derisa është nën kontratë me Arsenalin, përcjell Express.
Por, përveç Milanit, Szczesny kërkohet edhe nga Napoli. Ai shihet si pasardhësi i Pepe Reinas. /Express/