Sport

Lamtumirë de Boer, Inter gjen trajnerin e ri? (Foto)

Frank de Boer nuk i ka punët mirë pas rezultateve të dobëta në Serie A dhe Europa League

Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Interi është duke menduar që ta gjej një trajner të ri, pasi Frank de Boer deri më tani nuk po tregon rezultate pozitive.

Nëse holandezi vazhdon ta bëjë këtë edhe në xhirot e ardhshme, atëherë Neroazzurrët do ta shkarkoj nga detyra, përcjell Express.

Kurse, në vend të De Boer pritet të emërohet strategu francez, Rudi Garcia, i cili më herët ka drejtuar Romën. /Express/