Maurizio Sarri, trajneri i Napolit, është kandidat për ta marrë drejtimin e Chelseas
Antonio Conte dhe Chelsea pritet të ndahen në fund të këtij sezoni. Kurse, sipas Football Italia, klubi londinez tashmë e ka gjetur pasardhësin e Contes.
Fjala është për strategun e Napolit, Maurizio Sarri. Thuhet se Chelsea i ka ofruar Sarrit një pagë vjetore prej 12 milionë eurove, përcjell Express.
Kurse, Conte thuhet se mund ta marrë drejtimin e Milanit nga sezoni i ri. Rossonerët pritet ti ndajnë rrugët me trajnerin aktual, Vincenzo Montella për shkak të rezultateve të dobëta. /Express/