Claudio Bravo pritet të transferohet në Francë gjatë kësaj vere
Portieri kilian, Claudio Bravo pritet të largohet nga skuadra e Manchester City gjatë kësaj vere.
Sipas gazetës kiliane, El Mercurio, Bravo pritet të transferohet te skuadra franceze, Lille në formë huazimi deri në fund të sezonit 2017/2018.
Bravo ishte transferuar verën e kaluar në Manchester City nga Barcelona, por ka dëshpëruar keq Pep Guardiolan me paraqitjet e treguara.
Pasi Bravo dështoi, strategu spanjoll kishte vendosur që portën t’ia besoj portierit të dytë, Willy Caballeros.
Kurse, Manchester City si duket e ka bërë zgjedhjen e duhur sa i përket portierit. Ekipi nga Etihat ka kompletuar transferimin e portierit të Benficas, Ederson Moraes, i cili ka kushtuar 40 milionë euro. /Express/