Sport

Lamtumirë Chelsea

Nemanja Matic i ka ditët e numëruara te Chelsea
Nemanja Matic do të largohet nga Chelsea këtë afat kalimtar, pas transferimit të Tiemoue Bakayoko nga Monaco.

Në Angli raportojnë se pas shpenzimeve të Chelseat për Tiemoue Bakayoko, Maticit i është hapur dera për t’u larguar nga “Stamford Bridge”.

Jose Mourinho, i cili e transferoi 28 vjeçarin te Chelsea në vitin 2014, e dëshiron edhe në “Old Trafford” te Manchester United.

Por, “Djajtë e Kuq| për rival kanë Juventusin, që sipas mediave italiane, lojtari është joshuar nga interesimi i “Zonjës së Vjetër”.

40 milionë funte është duke kërkuar Chelsea dhe mbetet të shihet se kush do të fitojë garën, Juve apo Unitedi. /Gazeta Express/