Willian është duke luajtur edicionin e tij të fundit në Chelsea
Mesfushori brazilian, Willian ka humbur vendin në formacionin e parë të Chelseat, pasi Antonio Conte preferon spanjollin Pedro Rodriguez.
Kjo ka bërë që lojtari të mendojë largimin gjatë kësaj vere, shkruan Daily Express.
Chelsea po ashtu është i gatshëm të lejojë largimin e Willian, nëse në drejtim të skuadrës vjen ndonjë ofertë më shumë se 40 milionë euro. /Express/