Sport

Lamtumirë Brozovic?

Marcelo Brozovic do të largohet nga Interi në këtë afat kalimtar veror

Sipas asaj që shkruan Goal.com, oferta prej 25 milionë eurove e Chelseat për Marcelo Brozovic është pranuar nga Interi dhe se ka mbetur që të arrihet marrëveshja edhe me lojtarin.

Goal shkruan se një burim i afërt me klubin u ka thënë atyre se Interi dhe lojtari besojnë se marrëveshja do të arrihet para mbylljes së afatit kalimtar me 31 gusht.

Kroati bëri 32 paraqitje për Interin sezonin e kaluar, derisa ishte pjesë e ekipit bazë te Kroacisë në ‘Euro 2016’, por ardhja e Jao Marios dhe Gabigol, ka shtyrë klubin italianë që të mbledh fonde.