Javier Mascherano, mbrojtësi i Barcelonës, do të pensionohet në Argjentinë
E ardhmja e Javier Mascherano është larg nga Barcelona. Ai karrierën planifikon ta mbyll te skuadra argjentinase, River Plate. Këtë e ka konfirmuar vëllai i mbrojtësit argjentinas, Sebastian Mascherano.
“Javier do të mbyllë karrierën në RIver Plate. Ky është një klub i madh që i ka dhënë shumë Mascheranos”, ka deklaruar Sebastian për Super Deporte Radio, përcjell Express.
Sebastian ka bërë të ditur se pas pensionimit nga futbolli, Javier do ta nisë zejen e trajnerit pikërisht te skuadra argjentinase, River Plate.
Ish anëtari i Livberpoolit dhe West Hamit karrierën e ka nisur te River Plate. AI te kjo skuadër ka luajtur nga vitit 1999 e deri më 2005.
Por, Sebastian nuk ka bërë të ditur se kudo to t’i bashkohet Javier skuadrës argjentinasi pasi kontrata me Barcelonën i skadon në vitin 2019. /Express/
