Tottenhami është duke u interesuar për Gomesin.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, Tottenhami është i interesuar që ta sjellë në Premierligë mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.
Portugezi ka dështuar t’i bindë drejtuesit e katalunasve dhe Suprsat janë duke menduar që ta transferojnë Gomesin në janar.
Kjo lëvizje për 24 vjeçarin do të thotë se Spurs i kanë dhënë fund interesimit për mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley, i cili refuzoi ofertën e Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar veror. /Gazeta Express/