Paris Saint-Germain po mendon që trajner të ri ta emëroj Arsene Wengerin
Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi nuk janë të kënaqur me punën e Unai Emeryt, i cili këtë sezon dështoi në Ligën e Kampionëve dhe Ligue 1.
Sipas Sky Sports, kandidat për ta zëvendësuar Emeryn është strategu francez, Arsen Wenger, i cili gjatë verës pritet të largohet nga Arsenali, përcjell Express.
Përveç Wengerit, kandidat për ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germain është edhe trajneri italian, Roberto Mancini. /Express/