Ish-kapiteni i Chelseas, Frank Lampard, e ka vlerësuar lartë yllin e Chelsea, Eden Hazard.
Lampard që ka luajtur me Hazardin te Chelsea, e cilëson si lojtarin më të mirë te skuadra kampione e Premierligës.
Këto fjalë Lampard, i ka thënë gjatë emisionit te ‘BT Sport’.
“Pa dyshim”, u përgjigj Lampard në atë se Hazard është lojtari më i mirë te Chelsea.
“Që nga momenti që ka ardhur te Chelsea, ai ka shfaqur talentin e tij në stërvitje dhe në ndeshje”, ka shtuar ai.