Sport

Lajmi i vitit për Arsenalin para ndeshjes së radhës në Premierligë

Arsenal ka marrë një lajm fantastik sot.
Arsenalit i janë rikthyer shumë lojtarë nga lëndimet që i kishin.

Skuadra londineze ka njoftuar që plotë nëntë lojtarë janë rikthyer nga lëndimet, përcjell lajmi.net.

Hector Bellerin- U kthye në stërvitje të plotë (muskuli i këmbës së majtë), Laurent Koscielny (Spazma mbrapa gjatë ngrohjes ndaj Blackpool), Dinos Mavropanos (zgjatje e muskulit), Shkodran Mustafi (zgjatje e muskulit), Nacho Monreal (zgjatje e muskulit) Mesut Ozil (lëndim në gjurin e majtë) Henrikh Mkhitaryan (lëndim në këmbën e djathtë, pritet t’i bashkohet shpejtë skuadrës), Rob Holding (lëndim në gjurin e majtë. Shërimi pas operacionit) dhe Danny Welbeck (lëndim në kyçin e djathtë. Shërimi pas operacionit).

Arsenal do të përballet me West Hamin në xhiron e ardhshme në Premierligë, e që natyrisht se rikthimet e lojtarëve, janë lajm i mrekullueshëm për topçinjtë. /Lajmi.net/