Sport

Lajmi i ditës vjen nga Leo Messi (Foto)

Gjithçka po shkon sipas planit dhe në Barcelonë besojnë se Messi shumë shpejt do të rinovojë kontratën.
Rinovimi i Leo Messit me Barcelonën është në rrugën e duhur. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi dhe lojtari janë dakord që të zgjasin marrëdhënien e tyre, që deri më sot ka qenë shumë frytdhënëse, transmeton Gazeta Express.

Edhe Jordi Mestre, zëvendës drejtori sportiv i Barcelonës, tha të shtunën se rinovimi i Messit do të zyrtarizohet pas disa ditësh. “Nuk mund të them datën e saktë, por na duhet edhe fare pak”, tha Mestre.

Kontrata aktuale e Messit përfundon në vitin 2018 dhe Barcelona i ka ofruar një kontratë të re, deri në qershor të vitit 2022.

Fituesi i pesë topave të artë dhe golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës, do të jetë 35 vjeç në vitin 2022. /Express/