Samsung do t’ua shesë poseduesve të Note 7 50% më lirë pajisjen Note 8, e cila do të publikohet vitin e ardhshëm.
Kompania e bëri të ditur këtë lajm si pjesë e programit të shkëmbimit të Note 7, por sipas Reuters, nuk dihet nëse oferta e njëjtë do të jetë për të gjithë apo vetëm për përdoruesit në Kore të Jugut.
Kjo është deklarata e Samsung lëshuar për Reuters:
“Në një qëndrim të hënën, Samsung tha se klientët mund ta zëvendësojnë celularin e tyre Note 7 me një Galaxy S8 ose Note 8 që do të lansohen vitin e ardhshëm, përmes një programi përmirësimi”.
Ky lajm bën të ditur gjithashtu se Samsung do të vazhdojë të prodhojë linjën e celularëve Note, pavarësisht problemeve me Note 7, transmeton Gazeta Express.
Sipas Reuters, poseduesit e Note 7 në Kore do të paguajnë gjysmë çmimi për S7 për të marrë Galaxy S8 ose Note 8 vitin tjetër.