Sport

Lajm i madh për Milanin: “Do të ketë një transferim bombë” (Foto)

Milani nuk do të ndalet me kaq. Pas 10 transferimeve deri më tani, drejtuesit e klubit kanë premtuar një tjetër blerje të madhe, ashtu si ajo e Leonardo Bonuccit nga Juventusi.
Kryeshefi ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone, ka premtuar se një tjetër lojtar i klasit botëror do të transferohet këtë verë te klubi nga “San Siro”, përcjell Gazeta Express.

Klubi italian është marrë këtë verë nga një investitor kinez që ka bërë shpenzime marramendëse gjatë afatit kalimtar veror deri më tani.

Leonardo Bonucci, Lucas Biglia, Franck Kessié, André Silva, Rodriguez dhe Andrea Conti, janë vetëm disa nga emrat e transferuar në “San Siro”, derisa janë duke monitoruar Andrea Belottin dhe Nikola Kalinic.

“Le të themi sërish do të bëjmë diçka”, tha fillimisht Fassone për Gazzetta dello Sport.

“Gjithashtu varet edhe nga shitjet, por sido që të jetë – nuk jemi duke nxituar”.

“Kjo është skuadër shumë e mirë, po na mungon vetëm qershia mbi tortë. Do të ketë një transferim të një niveli të lartë”, shtoi ai.

“A do të jetë Belotti, Kalinic apo Pierre-Emerick Aubameyang? Mund të jetë një tjetër, zotëri X…”, përfundoi Fassone.

Milani ka transferuar deri më tani 10 lojtarë, teksa blerja më e qëlluar konsiderohet ajo e Leonardo Bonuccit, që u transferua për 42 milionë euro nga rivali i përjetshëm, Juventusi. /Gazeta Express/