Paul Pogba pritet të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të lëndimit të e pësoi të martën mbrëma gjatë ndeshjes kundër Anderlecht në Ligë të Kampionëve.
Pas vetëm 20 minutave lojë, mesfushori francez u detyrua ta lërë fushën, transmeton Express.
Sot, Pogba e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet se nuk është në gjendje të ecë pa ndihmën e patericave.
Pas skanimeve të bëra mbrëmë, është vërtetuar se ai do të mungojë për të paktën një muaj, deri në gjashtë javë. /Express/