Sport

Lajm i keq për futbollistët kosovarë, gëzohen mediat serbe (Foto)

Mediat serbe i janë gëzuar lajmit se ambasada ruse nuk i ka pajisur me viza futbollistët shqiptarë.

Skuadra e Partizanit do të luaj në kuadër të Europa Leagues me skuadrën e Krasnodar, por futbollistët nga Kosova nuk do të mund të luajnë.

Krejt kjo pasi Ambasada ruse në Tiranë nuk i ka pajisur me viza dy futbollistët kosovarë, Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani.

Kjo ka gëzuar mediat serbe, të cilat kanë përshëndetur vendimin e Rusisë për të mos u dhënë viza futbollistëve kosovarë.

“Brravo vëllezër. Rusia nuk lejojnë futbollistët nga Kosova që të luajnë në Krasnodar”, shkruan Supersport.rs.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Krasnodarit dhe Partizanit do të zhvillohet të enjten e ardhshme me fillim nga ora 18:30 në kuadër të Europa League. /Express/