Rajon & Botë

Lajm i keq për azil kërkuesit në vendet e BE-së

Gjykata e Bashkimit Evropian ka vendosur sot se ligji i cili u kërkon refugjatëve të kërkojnë azil në shtetin e parë që mbërrijnë vlen madje edhe rrethana të jashtëzakonshme.

Rasti, i sjellë para gjykate nga Austria dhe Sllovenia, mund ta prekë të ardhmen e disa qindra personave që mbërritën gjatë krizës me emigrantë në vitet 2015-16, transmeton Express.

Vendimi i përket dy familjeve afgane dhe një siriane që aplikuan për azil në Austri pasi që ishin larguar nga Kroacia.

Tash, gjykata e BE-së thotë se është përgjegjësi e Kroacisë të vendosë për rastin e tyre.

Kriza me emigrantë nisi në verën e vitit 2015, kur një milion emigrantë dhe refugjatë udhëtuar përmes Ballkanit Perëndimor për në vendet e BE-së.

Sipas të ashtuquajturës rregullore e Dublinit, refugjatët duhet në mënyrë tipike të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së që mbërrijnë./Express/

TEMAT:BEGJYKATAAUSTRIAAZIL KERKUESIT

the authorE B