Sport

Lajm i mirë, Ozil dhe Kolasinac kthehen në stërvitje te Arsenal

Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac janë rikthyer në stërvitje, pas mungesës të dielën, me Arsenalin optimist që dyshja do të jetë e gatshme për ndeshjen e radhës.

‘Gunners’ lanë jashtë skuadrës këtë dyshe për udhëtimin në Newcastle në fundjavën e kaluar, pas incidenteve të frikshme që ndodhën muajin e kaluar, kur dyshja ishte cak e një tentative nga dy banditë.

‘SportMail’ ka zbuluar të martën se Arsenal kishte frikë se dyshja do të detyrohen të humbin shumë ndeshje shkaku i përshkallëzimit të kërcënimeve që kishin të bënin me këtë grup banditësh, përcjell lajmi.net.

Por, derisa Arsenal mbetet i shqetësuar, duket se gjatë ditës së mërkurë ka pasur zhvillime pozitive.

Të dy lojtarët janë paraqitur në stërvitje, për të qenë gati për ndeshjen e radhës, që Arsenal e zhvillon kundër Burnleyt në shtëpi.

Kujtojmë se Arsenal ndeshjen e javës së parë e fitoi 0-1 në ‘St.James Park’ në Newcastle United./Lajmi.net/