Sergio Ramos mund të suspendohet nga UEFA.
Sergio Ramos mund të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi mungoi në ndeshjen e kthimit mes Real Madridit dhe Juventusit për shkak të suspendimit.
Por, ai nuk mund t’i rezistonte tensionit dhe zbriti në bankinën e ekipit nga Santiago Bernabeu.
“Cadena Cope” raporton se Ramos ka shkelur rregullat duke qenë në bankinën e skuadrës dhe mund të suspendohet për takimet e radhës në gjysmëfinale, përcjell “lajmi.net”.
Në të kaluarën për një arsye të njëjtë ishte pezulluar mesfushori Xabi Alonso. /Lajmi.net/