Leo Messi ka vazhduar me Barcelonën dhe tashmë po luan me kushtet e kontratës së re
Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu edhe një herë tjetër e ka konfirmuar se Leo Messi e ka vazhduar kontratën.
Ai tha se babai i lojtarit, i cili është i autorizuar për të drejtat e tij ka nënshkruar kontratën dhe tashmë argjentinasi po luan nën kushtet e reja.
“Ne do të bëjmë foto me Messin duke nënshkruar kontratën e re. Shpresoj të jetë para fundit të këtij viti, por kontrata është nënshkruar nga babai i tij, i cili ka fuqi mbi të drejtat e lojtarit”, tha Bartomeu për 8TV.
“Kontrata është vazhduar deri në vitin 2021 dhe ai tashmë po luan me kushtet e kësaj kontrate”.
Ai po ashtu foli edhe për Andres Iniestan, ku e pranoi se marrëveshja do të jetë e veçantë, ashtu siç është edhe lojtari, pa dhënë shumë hollësi të tjera.
Messi dhe Iniesta kanë kontratë me Barcelonë vetëm deri më 30 qershor të vitit 2018. /Express/