Sport

Lajm fantastik për Realin, i kthehen katër yje (Foto)

Real Madrid ka marrë lajme shumë të mira gjatë ditës së sotme
Skuadra e Zinedine Zidane ka kompletuar stërvitjen e ditës së sotme, para ndeshjes me Malagan që zhvillohet këtë të diele.

Trajneri francez ka marrë katër lajme shumë të mira, pasi katër lojtarët e lënduar janë kthyer në stërvitje.

James Rodriguez dhe Pepe janë kthyer në stërvitje të plotë me skuadrën dhe pritet të jenë gati për ndeshjen e ardhshme.

Ndërsa Daniel Carvajal kanë dal të stërviten në fushë, çka do të thotë se do të jenë gati për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit. /Express/