Philipp Lahm, kapiteni i Bayern Munichut, mendon se kampioni i Gjermanisë ende nuk është në nivelin për ta fituar Ligën e Kampionëve
Bayern Munich Gjermanisë ende nuk është në nivelin për ta fituar Ligën e Kampionëve. Kështu mendon kapiteni i gjigantit nga Bundesliga, Philipp Lahm.
“Ndeshja ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve ka treguar se shfaqjet tona ende nuk janë mjaft të mira për nivelin e lartë. Për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të dytë ne duhet të përmirësojë disa gjëra. Unë mendoj se do të jetë e rëndësishme për të gjetur ekuilibrin e duhur”, ka thënë gjermani.
Ish- reprezentuesi i Gjermanisë ka bërë të ditur se objektiv i Bayern Munichut është fitimi i Bundesligës për herën e pestë me radhë, përcjell Express.
“Pas një fitore të madhe ndaj Gladbachut në fundjavë, kemi bërë të qartë ambiciet tona edhe një herë. Ne duam të jetë në krye të Bundesligës dhe qëllimi ynë është titulli i pestë rresht”, ka theksuar ai . /Express/.