Sport

Lahm barazon rekordin e legjendave të Bayern Munich (Foto)

Bayern Munich është shpallur kampion i Gjermanisë tri xhiro pa përfunduar kampionati
Bayern Munich shkatërroi Wolfsburgun në xhiron e 31’të, duke e mposhtur me rezultat 6:0, për të shkuar në 10 pikë diferencë me vendin e dytë.

Kështu bavarezët shpallën edhe matematikisht kampion të Bundesligës tri xhiro pa përfunduar kampionati.

Kapiteni Philipp Lahm, festoi titullin e tetë të Gjermanisë me Bayern Munichun, duke barazuar rekordin me Bastian Schweinsteiger Oliver Kahn dhe Mehmet Scholl, që gjithashtu kanë fituar na tetë herë Bundesligan. /Express/