Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm e cilëson Carlo Ancelottin si njeriun e duhur për klubin bavarez.
Ancelotti ka marrë vendin e lënë nga Pep Guardiola, i cili pas tre sezoneve të kaluara në ‘Allianz Arena’, ka marrë drejtimin e Manchester Cityt.
Sipas kapitenit të Bayernit, me ardhjen e Carlettos klubi do të vazhdojë rrugën e sukseseve si në Bundesligë ashtu edhe në Evropë, transmeton KosovaPress.
“Janë të paktë ata trajnerë që të kuptojnë ashti siç bën Ancelotti. Pas vetëm dy javësh stërvitje me të, jam plotësisht i bindur që ai është njeriu i duhur për ta drejtuar Bayernin”.
“Carlo ka punuar me shumë skuadra të mëdha dhe të gjithë i dimë sukseset e tij. Ai di si të flas me secilin futbollist dhe kjo na bën edhe neve që të ndihemi mirë”, ka deklaruar Lahm.