Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri pak para vazhdimit të seancës konstituive është ndalur për të biseduar për disa minuta me deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.
Tahiri i cili u zgjodh për herë të parë deputet në zgjedhjet e 11 qesrshorit ka thënë se pavarësisht partisë do të punojë për interesa të shtetit dhe nuk është qëillimi i tij t’i bllokojë proceset e rëndësishme për Kosovën.
Ndërkohë që në media është raportuar se PAN ka negociuar me Tahirin rreth votës së tij për kryetar të kuvendit.