Sport

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë sonte

Kombëtarja shqiptare e pret Italinë në ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror.

Christian Panucci do të kthejë formacionin 4-5-1 në përballjen me Italinë, që Kombëtarja kuqezi e zhvillon në ‘Loro Boriçi’.

Në sulm do të kthehet Armando Sadiku që në ndeshje me Spanjën ishte rezervist, kurse, nga minuta e parë pritet të startojnë edhe Agolli, Kaçe dhe Grezda.

Në mbrojtje rikthehet Mërgim Mavraj që ishte i suspenduar në ndeshjen e shkuar, kurse Taulant Xhaka nuk do të luajë për shkak të kartonëve.

Formacioni i mundshëm:

Berisha; Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Kaçe, Basha, Memushaj, Grezda, Roshi; Sadiku.