Mediat italiane presin që trajneri Gianpiero Ventura të luajë me formacion 4-2-4.
Ndeshja e nesërme mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’, ka marrë vëmendje të madhe në mediat italiane edhe për shkakun që dy shtetet fqinje takohen për herë të parë në një ndeshje zyrtare.
Ventura pritet të luajë me formacionin e rreshtuar 4-2-4, për të vënë në vështirësi mbrojtjen e Shqipërisë që vuan mungesat e Mërgim Mavrajt dhe Berat Gjimshitit të suspenduar. Sulmi i ‘Azurëve’ pritet të përbëhet nga dyshja Andrea Belotti dhe Ciro Immobile.
Formacioni i mundshëm i Italisë: Buffon; Zappacosta, Bonucci, Barzagli, De Sciglio; Verratti, De Rossi; Candreva, Immobile, Belotti, Insigne.