Sport

Ky portier e fiton “Dorezën e Artë” në Premierligë (Foto)

Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë në Premierligë për sezonin 2016/17
Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, ka fituar “Dorëzën e Artë”, për t’u shpallur portieri më i mirë në Premierligë për sezonin 2016/17.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Premierligës.

Courtois u zgjedh më i miri para portierit të Tottenham, Hugo Lloris, që pavarësisht se ka pranuar shatë gola më shumë, ai ka qenë vendimtar për “Blutë e Londrës” këtë sezon, që fituan titullin e Premierligës.

Derisa në garë për më të mirin ishte edhe portieri i Manchester Uuited, David de Gea, por është belgu ai që në fund rrëmbeu çmimin, i cili u shpreh tejet i lumtur.

Kjo është hera e tretë që Courtois e fiton “Dorëzën e Artë” në Premierligë.

“Të fitojë “Dorezën e Artë” tre vite, është e mrekullueshme. Jam shumë krenar”, tha Courtois. /Express/