Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pas takimit me presidentin Thaçi ka deklaruar se ende nuk ka ndonjë datë të saktë rreth çështjes se kur për kosovarët do të ndodhë liberalizimi i vizave. Juncker ka thënë se KE është e lumtur për përpjekjet e autoriteteve kosovare drejt plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave duke mos përmendur periudha kohore për këtë çështje.“Ne jemi të lumtur të shohim që përpjekjet po vazhdojnë dhe nuk varet kjo nga ne që ti themi Kosovës kur dhe si të bëhet kjo. Kjo është një demokraci e të rriturve dhe ne shpresojmë që të kryhet mirë”, ka deklaruar Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Megjithëkëtë,Presidenti i Komisionit Evropian, Junker, ua ka bërë me dije liderëve kosovarë rëndësinë që ka ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Ai me këtë rast, iu ka dërguar porosi edhe partisë serbe duke thënë se nga kjo, përfitojnë të gjithë qytetarët kosovarë dhe serbë.Junker ka thënë se nuk po e kënaq ideja që kosovarët të janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm.Ndërkaq, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin Johanes Hahn, po qëndrojnëb sot në Prishtinë, ku janë takuar me krerët e lartë shtetërorë.“Vizita juaj i jep kuptim të plotë mbështetjes suaj dhe përpjekjeve tona për bashkim Evropian:, ka thënë Presidenti Thaci në konferencën me Junckerin.