Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur aspak mirë golin e dytë të Lionel Messit, i cili ia siguroi fitoren Barcelonës ndaj Real Madridit me rezultat 3:2 mbrëmë, shkruan zeri.info.
Ylli portugez është shtrirë përtokë nga inati, ndërsa më pas i ka kritikuar bashkëlojtarët që nuk e kanë ndalur sulmin e Barçës, para se topi të arrinte tek Messi, kur edhe s’kishte më kthim.
Përmes këtyre fotografive mund ta shihni reagimin e Ronaldos, i cili ishte hije në El Clasicon e mbrëmshme. /Zëri/