Sport

Ky ishte momenti kur Zidane e bëri Ronaldon të luajë si numër 9

Zinedine Zidane ka nxjerrë maksimumin e Cristiano Ronaldos në rolin e qendërsulmuesit.
Cristiano Ronaldo është duke luajtur në rolin e qendërsulmuesit në Real Madrid.

Kjo ndodhi pas dështimit të klubit madrilen për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe nga Monaco, në verën e vitit të kaluar. Mbappe ishte objektiv i madh i Real Madridit për qendërsulmues të ri.

Por, ai në fund iu bashkua rivalit nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Mos ardhja e tij detyroi trajnerin Zinedine Zidane që ta aktivizojë Ronaldon në rolin e qendërsulmuesit, përcjell “lajmi.net”.

Dhe, vendimi ka filluar të dalë i suksesshëm sepse portugezi është duke shfaqur formë të mrekullueshme në periudhën e fundit.

Ai po ashtu ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes ndaj Juventusit ku shënoi dy gola në fitoren 3:0 në duelin e parë të skuadrave në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/