ShowBiz

Ky ishte fati i Maqedonisë dhe Serbisë në ‘Eurovision 2017’ (FOTO)

Përfaqësuesja e Serbisë Tijana Bogicevic me këngën ‘Tvoja’, nuk ka arritur të kaloj në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2017, njëjtë sikurse edhe ajo e Maqedonisë Jana Burčeska me këngën Dance Alone.

Krejt në fund sikur Shqipëria ashtu edhe shtetet fqinje patën fatin e keq këtë vit, mbeten jashtë finales së madhe të ‘Eurovision 2017’.

Vlen tw theksohet se çdo Radio Televizion shtetëror anëtar i “EBU”-së prezanton veten me një këngë dhe vlerëson duke votuar për këngët e vendeve të tjera ashtu siç bëhet gjatë përcaktimit të këngës popullore në konkursin e saj.

Procedurë e ngjashme përzgjedhjeje këngësh përfaqësuese ndiqet edhe brenda shteteve pjesëmarrëse, detyra e të cilës është që të zgjedhë një këngëtar dhe një këngë që të përfaqësojë vendin e përkatës në konkursin ndërkombëtar.

“Eurovizioni” transmetohet nëpërmjet rrjetit televiziv evropian çdo vit që nga themelimi i tij më 1956 dhe është një nga programet më jetëgjatë në botë. Gjithashtu ky program i transmetuar është edhe programi më i shikuar televiziv në botë që nuk ka të bëjë me sportin. Sipas llogaritjeve të shikueshmërisë të viteve të fundit shifrat sillen ndërmjet 100 dhe 600 milionë shikues.

Eurovisioni transmetohet gjithashtu edhe jashtë Evropës në vende të tilla si Argjentinë, Australi, Brazil, Kanada, Kinë, Egjipt, Indi, Japoni, Jordani, Meksikë, Zelandë e Re, Filipine, Kore e Jugut, Taivan, Tailandë dhe Uruguaj.

Pavarësisht nga fakti se këto shtete nuk konkurrojnë, eurovizioni ndiqet prej tyre si ngjarje kulturore evropiane. Prej vitit 2000 ky konkurs ka filluar të transmetohet edhe nëpërmjet internetit. Në këtë medie të re, festivalin e vitit 2006 thuhet ta kenë ndjekur më shumë se 74.000 njerëz në gati 140 vende të globit.

the authorE B