Tech

Ky Golf 2 lë në baltë çdo veturë të re (Video)

Vetura Golf 2 që vjen nga Boba Motoring në Gjermani, lë shumë vetura të tjera në gjumë.
Ky Golf ka 1,233 kuaj-fuqi dhe kapë 100kmh në vetëm 2,3 sekonda.

Shpejtësia maksimale e veturës është e panjohur pasi që askush që ka mendje nuk do ta çonte atë deri në shpejtësinë maksimale, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni performancën e kësaj veture, në videon në YouTube që ka më shumë se 4 milionë shikime: