Policia e Kosovës përpos angazhimit tejet të lartë në mbrojtjen e të gjithë qytetarëve, këtë herë ka realizuar edhe diçka tjetër fantastike.
Janë pikërisht fëmijët e prekur me sindromë ‘Down’ të cilët i janë gëzuar turneut të futbollit të mbajtur nga këta të fundit.
Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë mbledhur në një ekip të përbashkët për të garuar me këta të fundit, shkruan Indeksonline.
Përpos Policisë së Kosovës pjesë e këtij turneu ishte edhe Ambasada Amerikane. Ndër të tjerash Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin e plotë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend dhe sigurimin e një jete sa më të sigurt për të gjithë qytetarët./Indeksonline/