Kompania e njohur japoneze, Liberty Walk, më parë është marrë me modifikimin e modelit Ferrari 458 Italia dhe është përfolur se ndoshta në të ardhmen do të merren edhe me pasardhësin e këtij modeli – 488 GTB.
Kjo gjë tashmë ka ndodhur në panairin e veturave të modifikuar “Tokyo Auto Salon”, ku Liberty Walk ndër të tjera ka prezantuar modelin e saj të modifikuar 488 GTB, transmeton Koha.net. Ky model vjen me mbrojtësit anësorë karakteristikë.
Aerodinamika e këtij 488 GTB përfshin spolierin e ri të përparmë, set pragjesh, difuzerin e pasmë “agresiv”, si dhe spoileri i pasmë nga fibra të karbonit.
Gjithashtu, Liberty Walk Ferrari 488 GTB vjen edhe me amortizatorët e modifikuar dhe set të ri të rrotave.


