Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit të KEK-ut e cila ka ndodhur mbrëmë.
Sipas policisë i ndjeri ka ra nga lartësia ku ka pësuar lëndime trupore dhe ka ndërruar jetë.
Ky rast nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar gjersa ka qen duke punuar aksidentalisht ka ra nga lartësia me që rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësit përkatëse . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.