Ai është njëri ndër reperët më të njohur e me të dashur për publikun.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Ledri Vula i cili sot feston ditëlindjen e tij të 31-të, transmeton Gazeta Express.
Urime të shumta ka marrë Ledri nga familjarët, shoqëria e fansat e tij.
Natyrisht nuk ka si të mungojë edhe urimi i bukur nga nëna e tij Xheraldina Vula.
Ajo në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Ledrin.
“10.07…#havinghisback #forever #son #birthdayguy #2017”, kishte shkruar Xheri duke lënë edhe një emoji zemër.
Kujtojmë se Ledri është duke shijuar sukseset e tij. Projekti i tij i fundit është ai “Nona”, në bashkëpunim me Yong Zerkën./Gazeta Express/