Sport

Ky është transferimi i parë i Real Madridit (Foto)

Theo Hernandez pritet të jetë transferimi i parë i Real Madridit për sezonin 2017/18.
Ka disa muaj që është raportuar se mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit, Theo Hernandez, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar në Alaves, do t’i bashkohet Real Madridit.

Pavarësisht se kjo gjë ende nuk është bërë zyrtare, për Marcan është punë e kryer dhe mbetet vetëm konfirmimi nga ana e Los Blancos.

Marca shkruan se Theo do të jetë transferimin i parë i madh për Madridin, që i ka kushtuar 26 milionë euro – dy milionë më shumë se klauzola (24 milionë). Ai pritet të zyrtarizohet në fillim të korrikut.

Transferimi tjetër do të jetë i riu Jesus Vallejo, Reali e kthen atë nga huazimi njëvjeçar në Bundesliga. /Express/