Pronari i Chelsea Roman Abramovich është fotografuar derisa po pushon në superjahtin e tij prej 338 milionë eurosh.
Ai është fotografuar në Antibe, pranë një resorti luksoz mes Kanës dhe Nice, ku ai ka një prej vilave të tij, për të cilën harxhoi 32 milionë euro për ta rinovuar.
Magnati rus së fundmi është ndarë nga gruaja e tij e tretë Darsha Zhukova (36), shkruajnë mediat britanike.